Stacioni i Terrenit

Së bashku me Shoqaten KEERC, Universiteti i Konstanzes ka ngritur një stacion terreni në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren, ku mbahen shkolla verore dhe kurse për klasa shkollore, grupe studentore dhe grupe të tjera. Është gjithashtu e mundur që ekspertët e biodiversitetit dhe ekologjisë të përdorin stacionin e terrenit si një kamp bazë për studime. Stacioni prej 100 metrash katrorë përfshinë një laborator i cili është i pajisur me stereo-mikroskop, dylbi, teleskop dhe pajisje të tjera për studime ekologjike në terren si rrjeta dhe kurthe. Ai gjithashtu ofron literaturë dhe një koleksion të natyrës me materiale ilustruese (p.sh. kafka, peshq dhe zvarranikë të ruajtur, ekzemplarë zogjsh dhe gjitarësh, koleksione insektesh, mollusqesh) të cilat janë në dispozicion për vizitorët.

Nese jeni të interesuar të përdorni stacionin e terrenit për hulumtime apo mësimdhënie na kontaktoni në: info@keerc.org | https://keerc.org/field-station/ info@keerc.org | https://keerc.org/field-station/