Nesër me datë 16 Tetor 2024 në ITP në Prizren mbahet konferenca e tretë “Një qendër mjedisore për Kosovën” nga ora 09:30h.
Kjo ngjarje shënon një gjysëm rrugëtim në zbatimin e projektit të KEERC-it, një nismë e rëndësishme e mbështetur nga Agjencia Gjermane e Mjedisit (UBA) dhe Agjencia Federale për Ruajtjen e Natyrës (BfN). Qëllimi i projektit të KEERC-it është ideja e themelimit të një Qendre Mjedisore multifunksionale – e para e këtij lloji në vend. Misioni i kësaj Qendre është të udhëheqë rrugën në edukimin mjedisor, hulumtimin dhe avokimin, duke u përpjekur për një mjedis të qëndrueshëm në Kosovë.
Leave A Comment