Në kuadër të aktiviteteve te Qendres per Edukim dhe Hulumtim Mjediore – KEERC lidhur me monitorimin dhe inventarizimin e biodiversitetit ne Kosove, me 20 – 21.01.2024, me perkrahjen e Shoqates Ornitologjike Kosovare – KOS dhe ndihmën e vullnetarëve dhe dashamirëve të natyrës për të pestën here me radhë ka realizuar Cenzusin Ndërkombëtar te Shpendëve Ujorë Dimërues.
Edhe këtë herë ky numërim u realizua pothuajse në të gjitha vendet ku ka prezencë të bazeneve ujore si dhe në disa pjesë të rrjedhave lumore.
Aktiviteti është realizuar në kuadër të IWC 2024 (International Waterbird Census) që organizohet në 143 shtete te botës nga Wetlands International.
Duke marrë parasysh që këtë vit dimri ka qenë pak më i butë se viteve të tjera atëherë pjesa më e madhe e sipërfaqeve ujore të vizituara ishin pa ngrica dhe me numer te konsiderueshem te shpendeve ujore.
Ky census i shërben njohjes më të mirë të vlerave të ekosistemeve ligatinore për shpendët e ujit në Kosovë si dhe mundëson mbrojtjen më të mirë dhe menaxhimin e duhur të tyre në të ardhmen.
Raporti me listen komplete te numrit te individeve dhe llojeve te shpendëve do te pergatitet se shpejti.
Leave A Comment