Sot me date 21 Mars 2024 bashkë me eksploruesit e vegjël të kopshtit LET Center shënuam fillimin e një sezoni të mbushur me gjelbërim, lulëzim dhe aventura në natyrë.

Fillimisht nxënësit u njohen me disa ekzemplarë të balsamosur te zogjve duke u njoftuar me rëndësinë dhe rolin e tyre në natyrë.

Nxënësit eksploruan në shtigjet e parkut për të mbledhur bimë, lule, insekte, boça, gurë etj, dhe pastaj bashkë evidentuam llojet e gjetura.

Nxënësit të frymëzuar nga natyra me shumë kreativitet vizatuan dhe ngjyrosen pjesët e bimës dhe emërtuan ato.

Gjithashtu ata u njohen edhe me emërtimin e zogjëve në bazë të cicërimave. Nxënësit ngjyrosen edhe shtëpizat e punuara për zogj si dhe njërën prej tyre e vendosëm në Parkun e qytetit.

Si dhuratë për ta kujtuar këtë aktivitet atyre iu dhurua seria e librave “Mbrojtësit e Planetit” nga Shtëpia e Evropës në Prishtinë, që përmban ilustrime dhe mesazhe edukative për mbrojtjen e mjedisit.