Ekipi menaxhues i projektit “Studimi i fizibilitetit për funksionalizimin e Qendrës Kosovare për Edukim dhe Hulumtim Mjedisor nga data 29 deri me 31 janar realizoi vizitë studimore në Gjermani.
Përveç njohjes me kolegët tanë gjerman, patëm rastin të shkëmbejmë përvojat dhe gjithashtu të diskutojmë për bashkëpunime në të ardhmen.
U njoftuam nga afër me punën e Muzeut natyror në Konstanz duke përfshirë programet edukative që ofrojnë për fëmijë, për të vazhduar më pas me vizitë në dy OJQ-të më të mëdha në Gjermani – NABU dhe BUND, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në menaxhimin dhe konservimin e natyres. Gjithashtu vizituam edhe Institutin Max Plank, që njihet botërisht për hulumtimet e tyre sidomos në monitorimin e sjelljes dhe migrimit të zogjëve dhe shtazëve tjera.
Vizita në Qendrën e Ruajtjes së Natyrës Wilhelmsdorf, ishte mjaft mbresëlënëse pasi që kjo qendër është përgjegjëse për menaxhimin e ligatinave, bujqësisë dhe organizimin e programeve edukative për fëmijët në natyrë.
Pastaj u vizituan dy insitucione arsimore gjimnazin Humboldt në Konstanz si dhe Universitetin e Konstanzes.
Gjimnazi Humboldt është një nga shkollat më të vjetra dhe më të njohura në Konstanz me klasa dhe laboratore moderne që ofrojnë mundësi për mbajtjen e kurseve mjaft atraktive të biologjisë si në terren ashtu edhe laborator. Kurse gjate vizites në Universitetin e Konstanzit, Departamentin e Biologjisë u njohem me hapësirat e ekspozimit të natyrës (terrariume, akuariume dhe ekzemplarë të balsamosur) përmes të cilave studentët e kanë shume më të lehtë edhe mësimin praktik.
Takuam gjithashtu përfaqësues të EuroNatur, te cilet jane partner ne projekt, ku diskutuam per menyren e bashkepunimit konkret ne fazat e metejme te reailizimit te projektit.
Në ditën e tretë u realizua vizitë ne Këshillin Regjional të Tübingenit të cilët financohen nga Qeveria dhe ndër tjera organizojnë kurse mobile në shkolla me qëllim të ngritjes së vetëdijes për ruajtjen e natyrës. Në këtë takim mësuam se cilat janë ndryshimet midis programeve që ofrojnë OJQ-të dhe projekteve të financuara nga qeveria. Patëm mundësinë të shohim nga afër makinën mobile me të gjitha pajisjet edukative.
Gjithashtu vizituam Parkun Kombëtar Nordschwarzwald, në kuadër të të cilit funksionon qendra e vizitorëve që ofron jo vetëm materiale informuese, por gjithashtu zhvillon turne me guidë dhe kurse që mund të rezervohen edhe nga turistët. Kjo qendër e vizitorëve, e cila kryesisht menaxhon dhe ruan parkun kombëtar është institucion qeveritar që merret me zbatimin e veprimeve të ruajtjes. Gjithashtu mësuam për trajnimet dhe përgjegjësitë e rojtarëve të parkut kombëtar pasi ky lloj trajnimi është një opsion i vlefshëm për një qendër të ardhshme në Kosovë.
Në fund prezantuam aktivitetet e deri tanishme dhe projektin aktual të KEERC- it, si dhe patëm diskutime të frytshme me diasporën shqiptare në Shtutgart rreth mundësisë së përkrahjes nga ana e tyre për zhvillimin e Qendrës Kosovare për Edukim dhe Hulumtim Mjedisor.
Leave A Comment