KEERC tani më posedon një stacion terreni i cili gjindet në Innovation and Training Park (ITP) në Prizren. Ky stacion ka hapësirë zyresh, biblioteke me literature me bashkekohore dhe laborator ku gjenden eksemplarë të shumtë të llojeve te flores dhe faunes te grumbulluar gjatë 6 shkollave verore të realizuara paraprakisht.

Hapësira e këtij stacioni mund të përdoret për organizime të ndryshme si: shkolla verore, trajnime, kurse të ndryshme për studentë dhe nxënës, takime të ekspertëve dhe grupeve hulumtuese vendore dhe ndërkombëtare etj.

Stacioni ka një gamë të gjerë objektesh si: pajisje laboratorike, dylbi, teleskopë, rrjeta dhe kurthe të disponueshme për përdorim, si dhe materiale ilustruese (p.sh. kafka, peshq dhe zvarranikë të konservuar, ekzemplarë zogjsh dhe gjitarësh, mbetje të gjahut, koleksione të insektet, molusqet etj.) të cilat janë në dispozicion për vizitorët.

Nese jeni të interesuar të përdorni stacionin e terrenit për hulumtime apo mësimdhënie na kontaktoni në: qenan.maxhuni@keerc.org info@keerc.org