-

Shoqata KEERC, në partneritet me Universitetin e Konstanzit, organizon Konferencën e 2-të, pas suksesit të së parës të mbajtur në vitin 2016. Ky aktivitet do të zhvillohet më 1 shtator. në ora 10:00 në sallën e konferencave në Dekanatin e Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës.

Qëllimi i këtij evenimenti është të diskutohet për themelimin e Qendrës Kosovare për Edukim dhe Hulumtim Mjedisor (KEERC) e cila do të shërbejë si një qendër që do të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për mësimdhënie, të mësuarit dhe hulumtimin e temave që lidhen me biodiversitetin, ekologjinë, dhe shkenca mjedisore. Qendra synon të lehtësojë shkëmbimet mes ambientalistëve, ekologëve, taksonomistëve, si dhe përfaqësuesve të institucioneve mjedisore. Me këtë rast, gjatë konferencës do të diskutohet një projekt i ri i mbështetur nga Ministria Federale Gjermane për Mjedisin, me qëllim identifikimin e palëve potenciale të interesit. Detaje të mëtejshme, përfshirë agjendën, do t'ju dërgohen së shpejti.