Pse është e rëndësishme të krijohet KEERC?
Your trusted source for breaking news and expert analysis
Themelimi i KEERC është thelbësor për të siguruar mbrojtjen e qëndrueshme të mjedisit në Kosovë. Duke bashkuar shkencën, edukimin, përpjekjet vullnetare dhe veprimin zyrtar nën një ombrellë, KEERC mund të adresojë sfidat komplekse mjedisore me të cilat përballet vendi. Ai synon të forcojë edukimin ekologjik, të rrisë ndërgjegjësimin publik dhe të sigurojë trajnime praktike për edukatorët e ardhshëm, ekspertët e mjedisit dhe zyrtarët.
Për më tepër, ai do të përmirësojë çasjen në të dhëna kritike mbi biodiversitetin, ndotjen dhe burimet natyrore, të cilat mund të udhëheqin projektet e ruajtjes dhe të mbështesin vendimmarrjen e bazuar në prova.
Rëndësia e një qendre mjedisore është parë nga Universiteti i Konstanz që nga viti 2015. Universiteti mbështet procesin e krijimit të qendrës:
https://www.biologie.uni-konstanz.de/kosovoprojekt/projekt/projektziel/

