Qendra Kosovare per Edukim dhe Hulumtim Mjedisor – KEERC në partneritet me Universitetin e Konstanzes ne Gjermani organizoi sot Konferencën e tretë me radhe.
Kjo Konference bashkoi akterët kryesorë në sektorin e edukimit dhe hulumtimit mjedisor të Kosovës ku u diskutua për idene e themelimit te qendrës mjedisore si dhe u shkëmbyen përvoja me organizata të rajonit dhe nga Gjermania.
Ky event u zhvillua në kuadër të projektit të financuar nga Programi i Asistencës Këshilluese i Ministrisë Federale Gjermane të Mjedisit (AAP) dhe i mbikëqyrur nga Agjencia Federale për Ruajtjen e Natyrës dhe Agjencia Gjermane e Mjedisit.
Në konferencë u diskutua rreth funksionit dhe rolit të KEERC në të ardhmen si dhe qendrueshmërinë e qendres.
Kjo qendër do të shërbejë për të ofruar një gamë të gjerë mundësish për mësimdhënie, mësim dhe hulumtim të temave që lidhen me biodiversitetin, ekologjinë, dhe shkenca mjedisore
Mundësitë dhe Sfidat:
Gjatë konferencës u paraqiten rezultatet e e deritanishme të projektit dhe u diskutuan mundësitë dhe sfidat që paraqiten përpara si dhe ide rreth perzgjedhjes se lokacionit per ngritjen e qendres.
Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit që morën pjesë në konferencë dhe kontribuan në diskutimet e frytshme.
Lini një koment