Çfarë është KEERC?

KEERC do të thotë Qendra Kosovare për Edukim dhe Hulumtim Mjedisor. Kjo qendër mbështetet nga OJQ-ja KEERC, e cila u themelua në vitin 2016. Ideja bazë e KEERC-it është të promovojë një ekonomi të qëndrueshme dhe ekologjikisht elastike dhe të forcojë përkushtimin për ruajtjen e natyrës. Kjo përfshine edukimin e studentëve dhe studiuesve rreth ndërvarësive ekologjike, si dhe përmirësimin e kërkimit ekologjik si një shkencë që mbështetë politikat. Qendra do të mirëpresë kurse, do të shërbejë si bazë për ekskursionet e studentëve dhe do të ketë një laborator të pajisur mirë për kërkime ekologjike. Për më tepër, KEERC strehon një ekspozitë publike të historisë së natyrës që tregon thesaret natyrore të Kosovës. Ai mirëpret edukatorët, studiuesit dhe OJQ-të për trajnim dhe ofron strehim të përkohshëm për ekologët vendas dhe ndërkombëtarë. Bashkëpunëtorë janë Universiteti i Prishtinës, Prizrenit, Konstanzes etj