Më 14 maj 2016, KEERC organizoi Konferencën e parë. Pjesë e kësaj ngjarjeje ishin përfaqësues të ministrive, Ambasadës Gjermane, GIZ-it, Universitetit të Prishtinës/ Departamentit te Biologjisë, OJQ-të, komuna e Junikut etj. Këtë iniciativë po e përkrahin edhe Universiteti i Konstanzit (Gjermani) dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.
Konferenca kishte për qëllim të diskutoj idenë e KEERC-it, çfarë mund të bëhet në të ardhmen dhe çfarë mund të ndihmojë në themelimin e kësaj qendre, cili është statusi aktual i planifikimit dhe cilat çështje mund të jenë të vështira së bashku me sugjerimet për zgjidhjen e çështjeve kritike.
Prezantimet, diskutimet dhe kontributet nga institucione të ndryshme ishin një sukses i madh. Në bashkëpunim me Departamentin e Biologjisë të Universität Konstanz, KEERC-i do të jetë në gjendje të ofrojë një hapësirë për studentët për të kryer punë në terren dhe studime praktike jashtë mjediseve të zakonshme universitare, si dhe programe shkembimi gjithashtu.
Lini një koment