Qendra Kosovare për Edukim dhe Hulumtim Mjedisor - KEERC, në bashkëorganizim me këshillin organizativ të MMPHI-se përmes aktiviteteve edukative për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit shënoi 22 majin, Ditën Ndërkombëtare te Biodiversitetit.
Ky aktivitet u realizua në hapësirat e Stacionit fushor të KEERCit në ITP në Prizren, ku perveç musafireve tjerë prezent ishin edhe studentët e universiteteve publike, të Prishtinës dhe Prizrenit.
Studentët ishin shumë të impresionuar nga koleksioni i mbledhur nga shkolla verore e realizuar për 6 vite rresht mes Universitetit Prishtinës dhe Univerditetit të Konstanz në Gjermani.
Këtë vit, tema e Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit është “Bëhu pjesë e Planit”. Kjo temë bën thirrje për veprim, për të inkurajuar qeveritë dhe komunitetin lokal, organizatat joqeveritare, bizneset dhe individët që të zbatojnë planin e biodiversitetit dhe të kenë më tepër kujdes ndaj biodiversitetit, gjatë zbatimit të veprimtarive të tyre.