Sot me 22 Mars 2024 festuam Ditën Botërore të Ujit dhe Ditën Botërore të Meteorologjisë në hapësirat e IHMK-së, së bashku me nxënësit e klasëve të dyta të shkollës fillore “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë.

Nxënësit u njohen me rëndësinë e ujit dhe kuptuan më shumë për burimet ujore të vendit. Së bashku diskutuam edhe për ndryshimet klimatike, dhe njëherit Shtëpia e Evropës në Kosovë/Europe House Kosovo, shpërndau tek nxënësit serinë e librave “Mbrojtësit e Planetit”.

Në fund nxënësit patën mundësinë të marrin njohuri nga afër përmes stafit profesional të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës dhe panë praktikisht pajisjet matëse për parashikimin e motit.

Le t’i fuqizojmë ata që të bëhen qytetarë të ndërgjegjshëm për ujin e së nesërmes. Së bashku, le të edukojmë një brez që ruan burimin tonë më të çmuar, UJIN!

Ky aktivitet u organizua nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me USAID Kosova, programi ADAPT, OJQ KEERC dhe SHUKOS.