Aktivitetet edukative

Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit

KEERC, në bashkëpunim me MMPHI, festuan Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit më 22 maj përmes aktiviteteve edukative në stacionin e saj te terrenit në Prizren, duke bashkuar studentët, ekspertët dhe mysafirët për të promovuar ndërgjegjësimin për biodiversitetin nën temën "Bëhu pjesë e planit", duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve për ruajtjen në të gjitha nivelet.

https://keerc.org/international-biodiversity-day-was-celebrated/

Dita Botërore e Ujit dhe Dita Botërore e Meteorologjisë

Më 22 mars 2024, u festuan Dita Botërore e Ujit dhe Dita Botërore e Meteorologjisë në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës me nxënësit e klasës së dytë të shkollës fillore “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë. Nxënësit mësuan për rëndësinë e ujit dhe burimeve ujore të vendit, ndërsa diskutuan edhe për ndryshimet klimatike. Si pjesë e ngjarjes, Shtëpia e Evropës Kosova shpërndau serinë e librave “Mbrojtësit e planetit” për të nxitur ndërgjegjësimin mjedisor te nxënësit.

https://keerc.org/sq/u-shenua-dita-boterore-e-ujit-dhe-dita-boterore-e-meteorologjise/

Trajnim me Rojet e PK

Një punëtori në stacionin fushor te KEERC-it në Prizren me roje të natyrës nga Parqet Kombëtare “Sharri” dhe “Bjeshkët e Nemuna” u fokusua në mbrojtjen e natyrës, biodiversitetin dhe turizmin. Rojet mësuan për mjetet e GIS-it dhe morën pjesë në një sesion praktik në Prevallë, duke u fokusuar në monitorimin e llojeve dhe ndikimin e zjarreve në zhdukjen e llojeve. Aktiviteti u organizua me Universitetin e Konstanzes, KEERC dhe AMMK.

https://keerc.org/trajnim-me-rojet-e-parqeve-kombetare/