Qendra e Kosovës për Edukim dhe Hulumtim Mjedisor në bashkëpunim me Institutin Max-Planck per Ornitologji dhe Universitetin e Konstanzes, vullnetarët dhe studentët në qershor të vitit 2016 organizoi një program për unazimin e shpendëve në ligatinën afër Aeroportit të Prishtinës dhe kanë gjurmuar qentë e shenjëzuar. Metodat e treguara kanë impresionuar pjesëmarrësit dhe kanë rritur ndërgjegjësimin për kafshët që lëvizin në mjedisin që na rrethon.

Ornitologët shpjeguan pse shtegtojnë shpendët, prej nga vijnë e ku shkojnë shpendët e Ligatines, distancat e përshkuara si dhe kërcënimet me të cilat ata pëballen gjatë shtegtimit. Procesi i unazimit të shpendëve është metodë mjaft e vlefshme për studimin e shtegtimit. Prandaj studentët dhe të pransihmit ndoqën me shumë kureshtje ekspertët me përvojë për unazim të cilët shpërndanë informacione për teknikat e unazimit të shpendëve.