Në verën e vitit 2015, Universiteti i Konstanzit dhe Universiteti i Prishtinës bashkëpunuan për të realizuar një shkollë verore biologjike, që u mbajt në Junik. Gjatë realizimit të kesaj shkolle, udheheqesi, Dr. Schmitz së bashku me tetë studentë të biologjisë nga Universiteti i Konstanzit, dy studentë të biologjisë nga Universiteti i Prishtinës dhe një taksidermisti i muzeut historik natyror të Shtutgartit diskutuan për një muze të mundshëm. Ishte ideja e Liridon Hoxhës për të hapur një muze të specializuar për historinë natyrore.
Liridon Hoxha, student i biologjisë në Universitetin e Konstanzit shpjegoi për Diasporën e Kosovës idenë kryesore për të pasur një muze të tillë. Hoxha i cili është duke përfunduar masterin në Konstanz të Gjermanisë është me origjinë nga Kosova. Ai është anëtar aktiv i shumë grupeve studentore, si Green, Parlamenti studentor, Etudes Sans Frontiéres. Ndërsa ndiqte takimet në Etudes Sans Frontiers, ai dëgjoi për projekte në vende të tilla si Kongo, Afganistan dhe Çeçeni, të cilat të gjitha përballen me sfida të shumta. Kjo e motivoi atë që të bëjë diçka për Kosovën.
Hoxha më pas filloi një grup të quajtur ‘Grupi punues Kosova’, me disa nga miqtë e tij. Ata menduan se çfarë projektesh të mundshme mund të bënin për ta bërë të mundur dhe në të njëjtën kohë më të mirë hulumtimin në Kosovë. Me një përvojë në Biologji, Hoxha shpjegoi se ai gjithmonë dëshironte të rriste ndërgjegjësimin e njerëzve për natyrën dhe se si ata mund ta mbrojnë atë.
Pas ekskursionit të katër universiteteve të vendosura në qytete të ndryshme të Kosovës (Prishtinë, Pejë, Gjakovë dhe Prizren), përfaqësues të Komunës së Junikut, organizatave mjedisore dhe Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), janë të interesuar për bashkëpunim, kane shfaqur interes dhe dëshirojne ta zbatojë këtë projekt së bashku me Universitetin e Konstanzit. Qëllimi i këtij projekti ambicioz është fuqizimi i edukimit për mjedisin në Kosovë dhe përmirësimi i të dhënave shkencore për florën dhe faunën. Ata gjithashtu shpresojnë të nxisin turizmin dhe ekonominë lokale përmes këtij projekti.
Vlen të theksohet se gjatë udhëtimit të ekipit në malet e Junikut, nxënësit kanë hasur në lloje dhe habitate të rralla, të cilat janë zhdukur nga vendet e tjera evropiane. Për shembull, ata gjetën llojin Lanius senator, një lloj shpendi që ka braktisur prej kohësh territoret e faunës evropiane Lanius senator, a bird type that has abandoned the territories of European fauna long ago.
Nga: Hana Halilaj 27 Shtator, 2015
Hana Halilaj vijon studimet në Rochester Institute of Technology në Rochester, New York. Aktualisht, ajo menaxhon platformën KosovoDiaspora.org të OJQ-së GERMIN. Hana kryeson edhe programet e Fondacionit Hajde, i cili mbështet dhe promovon artin bashkëkohor në Prishtinë
Lini një koment