Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me organizatat dhe institucionet tjera relevante si komunat, OJQ “ERA”, “KEERC” dhe Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka” në ambientet e këtij Universiteti në Pejë shënuan 22 majin - Ditën Botërore të Biodiversitetit. Temë kryesore ishte integrimi i biodiversitetit, mbështetjes për njerëzit, si dhe jetesës së komuniteteve.

Të pranishëm ishin një numër i madh i studentëve të cilët patën mundësinë të shohin një pjesë të koleksionit të faunës së Kosovës, të mbledhura gjatë ekskurzioneve te KEERC-te ne kuader te Shkollave Verore.