Qendra Kosovare për Edukim dhe Hulumtim Mjedisor – KEERC me date 4 dhjetor 2023 në stacionin fushor të KEERC-it në ITP në Prizren realizoi punëtorinë një ditore për nxënësit e klasëve të 6-ta të Shkollës Ndërkombëtare Maarif Kosova. Ky aktivitet u realizua në kuadër të Javës së Biologjisë sipas programit shkollor me ç`rast u prezantua tema "Biodiversiteti i Kosovës dhe Ekosistemet" në aspektin praktik.

Gjatë kësaj punëtorie nxënësit nxënësit shprehën kuriozitetin dhe pasionin e tyre për tu njohur më shumë me llojet e ndryshme te gjitarëve, shpendëve, fluturave, insekteve etj te preparuara dhe konzervuara që gjenden në stacionin fushor të KEERC-it në ITP.

Në pjesën e dytë të punëtorisë nxënësit prezantuan punimet e grupeve punuese me ide dhe njohuri kreative në temat e caktuara nga trajnerët.

Kjo Punëtori u zhvillua në kuadër të projektit “Studimi i fizibilitetit për fthemelimin e Qendrës Kosovare për Edukim dhe Hulumtim Mjedisor” që financohet nga Agjencia Federale e Mjedisit te Gjermanise perms Univerzitetit te Konstanzës dhe implementohet nga OJQ KEERC.

.