KEERC nga Gushti i vitit 2023 është duke implementuar projektin dy vjeçarë të përkrahur nga Agjencia Federale per Mjedisin e Gjermanise permes Universitetit te Konstanzës, i cili është i dizajnuar që të kontribuoj në përmirësimin e gjendjes mjedisore në Kosovë duke plotësuar objektivat specifike:
- Hartimin e nje studimi te fizibilitetit per themelimit të KEERC-si qendër e qëndrueshme dhe shumë funksionale
- Rrjetëzimin dhe krijimin e bashkëpunimeve me aktër të ndryshëm
- Praktika shembullore = implementimi i trajnimeve në praktikë
- Inicimin e jetëgjatësisë së qendres KEERC
Projekti ka të përfshira një sërë aktivitetesh por me të rëndësishmet janë:
- Trajnime për nxënës, mësues dhe profesor lidhur me peizazhet, habitatet, komunitetet dhe llojet e organizmave.
- Organizimi i programeve për identifikimin e bimëve dhe kafshëve, studime ekologjike në terren, kurse speciale morfologjiko-sistematike dhe kurse për teknikat e përgatitjes dhe kujdesin për grumbullimin e llojeve bimore dhe shtazore.
- Përgatitja e ekspozitave dhe dokumentimi për llojet bimore dhe shtazore në Kosovë
- Mbledhja e të dhënave për shtazët, bimët dhe kërpudhat në Kosovë (regjistri i llojeve), të cilat mund të përdoren për krijimin ose rishikimin e Listave të Kuqe
- Krijimi i koleksioneve profesionale shkencore dhe didaktime me shtazët dhe bimët e grumbulluara
- Funksionalizimi i një laboratori për analiza bazike të cilësisë së ujit dhe tokës
- Hapësirat e KEERC-it të janë të qasshmë për diskutime, konferenca dhe takime për të gjeneruar sinergji në mes studentëve, hulumtuesëve dhe palëve të tjera të interest për sektorin e natyrës dhe për mbrojtjen e mjedisit
This project is funded by the German Federal Environment Ministry’s Advisory Assistance Programme (AAP) for environmental protection in the countries of Central and Eastern Europe, the Caucasus and Central Asia and other countries neighbouring the European Union. It is supervised by the Federal Agency for Nature Conservation (BfN) and the German Environment Agency (UBA).
▪ The responsibility for the content of this publication lies with the authors.
In cooperation with:
Lini një koment