Në muajin Shtator të vitit 2019 u mbajt edicioni i 5-të i shkollës verore të KEERC-it. Një grup mahnitës dhe i motivuar i udhëhequr nga profesorët Dr. Schmitz dhe Dr. Fiedler nga Universiteti i Konstanzit dhe nga MPIO në Radolfzell, Gjermani organizuan një ekskursion të kombinuar lidhur me zoologjinë dhe ornitologjinë në Kosovë.
Gjatë dy javë udhëtimesh në terren në kuadër të hulumtimeve të biodiversitetit, është bërë identifikimi i llojeve dhe aftësimi për preparimin dhe konzervimin e tyre, metoda te ndryshme të kapjes dhe regjistrimit. Shumica e grupit ishin studentë gjerman dhe gjithashtu disa studentë ishin nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Kjo shkollë verore pati shumë aventura dhe me punë të palodhur u bënë gjetje të shkëlqyera të llojeve në natyrë.
Lini një koment