Ekipi i KEERC-it sot priti në takim përfaqësuesen e organizatës EuroNatur nga Gjermania, znj. Sandra Wigger. Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit për zhvillim të qëndres për edukim dhe hulumtim mjedisor si dhe mundësitë e tjera të bashkëpunimit që lidhen me mbrojtjen dhe konservimin e biodiversitetit. Në takim ishte prezent edhe përfaqësuesi nga OJQ CNVP z. Hajrush Kurtaj.