Në kuadër të realizimit të projektit, në komponenten për rrjetëzim me institucione akademike, qeveritare dhe ato komunale, me datë 14.02.2024 ekipi i projektit realizoi takim me Rektorin e Universitetit të Prizrenit "Ukshin Hoti" Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani. Në takim ishin të pranishëm edhe Prof. Asoc.Dr. Serdan Kervan - Prorektore për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë si dhe Prof. Asoc. Dr. Rifat Morina.
Temë kryesore e takimit ishte diskutimi rreth bashkëpunimit me këtë institucion me rëndësi të madhe akademike në vend, me theks të veçantë mundësitë e angazhimit të studentëve dhe profesorëve nga Universiteti i Prizrenit në aktivitetet e përbashkëta të KEERC -it.
Rektori shprehu gatishmërinë e stafit universitar për të bashkëpunuar në nisma konkrete midis Universitetit të Prizrenit, Universitetit të Konstanzes dhe KEERC-it në përkrahje të aktiviteteve të edukimit dhe hulumtimit mjedisor për studentët.
Me këtë rast u diskutua gjithashtu përkrahja që besohet se mund të jap në këtë rast KEERC-i, me rastin e lidhjes së marrëveshjeve për mobilitet të stafit akademik dhe studentëve me Universitetin e Konstanzes.
Po ashtu vizituam edhe Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prizrenit ku u pritëm nga drejtoresha znj. Luljeta Veselaj dhe diskutuam për mundësinë e organizimit të programeve edukative praktike me nxënësit e shkollave të Prizrenit, me qëllim të njohjes me vlerat e biodiversitetit.